Një tjetër ndeshje shumë interesante në kuadër të ndeshjeve me eliminim direkt në sistemin vajtje-ardhje të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet ndërmjet Sevillës dhe Borussia Dortmundit.
Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohen në stadiumin “ Ramón Sánchez Pizjuán”, përcjell KosovaPress.
Të dy skuadrat tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare të cilat duken si më poshtë:
Sevilla: Bono – Jesús Navas, Koundé, Diego Carlos, Escudero – Fernando, Jordán, Rakitic – Suso, Papu Gómez, En-Nesyri.
Borussia Dortmund: Hitz, Guerrero, Hummels, Akanji, Morey, Can, Dahoud, Bellingham, Reus, Sanco, Haaland/KosovaPress