Florin Krasniqi: Kam qenë financuesi më i madh i Vetëvendosjes

- in Lajme

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, gjatë një interviste në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka folur për angazhimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

Krasniqi ka thënë se angazhimi i tij në VV ka qenë me qëllim të ndryshimit të relievit politik në Kosovës sepse, sipas tij, Kosova ishte e dëmtuar prej bandave që udhëhiqnin shtetin e Kosovës.

“Kur jam angazhu në Lëvizjen Vetëvendosje, me vetëdije të plotë jam angazhuar për ndryshimin e relievit politik të Kosovës. Në atë kohë relievi politik i Kosovës ish aq i dëmtuar prej bandave që e udhëhiqeshin shtetin të cilat e kishin kap shtetin dhe e shfrytëzonin si pronë private dhe pa asnjë lloj frike prej organeve të drejtësisë dhe pa asnjë turp.”– tha ai.

Më tej Krasniqi ka treguar se ai ka qenë ndër financuesit e parë dhe më të mëdhenj të Vetëvendosjes.

“Në atë kohë VV-së i mungonte guximi. Guximi në kuptimin me u ballafaqu me këto banda, jo guximi politik… edhe i mungonin paratë. E unë i kisha të dyat. Unë nuk e kom pas frikën me u ballafaqu me ta, dhe nuk e kom pas problem me e mbështet Vetëvendosjen financiarisht. Ata nuk kishin para gati për asgjë, absolut. Kam qenë financuesi më i madhi me siguri, në fillim ndoshta kam qenë i vetmi. Unë i kam financuar VV-në pothuajse në baza mujore për vite të tëra.” – tha ai./Nacionale