Skuadra e dy futbollistëve kosovar, Hannover 96 ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Nurnberg me rezultat 2-5.
Sulmuesi gjilanas, Valmir Sylejmani luajti titullar në këtë sfidë dhe qëndroi në fushë për 65 minuta.
Ndërkohë Florent Muslija u inkuadrua në 25 minutat e fundit të ndeshjes dhe arriti të futet në listën e realizatorëve.
Reprezentuesi kosovar shënoi golin e katërt për ekipin e tij shtatë minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Muslija realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë. Përveç golit të shënuar, Muslija ishte edhe asistues në golin e pestë të shënuar nga Tëumasi. /RTK