“Flm MerrJep”/ Shefi i kabinetit të Konjufcës pretendon që Doarsa Kica u shit tek LDK

- in Lajme

Ilir Kërçeli, Shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, pas raportimeve se deputetja e Listës Vjosa, Doarsa Kica-Xhelili, ka kaluar në LDK, po pretendon që ajo është shitur.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kërçeli ka shkruar shkurt “Flm Merrjep”, që është një frazë që përdoret për shitje të gjërave.

Edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thumbuar Kica Xhelilin dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e akuzuar për kontrabandim të vullnetit të qytetarëve.

Ndryshe, burime të Sinjalit kanë bërë të ditur se pas pak ditësh deputetja Doarsa Kica Xhelili, pritet të zyrtarizojë kalimin e saj në LDK.