Raste si kjo, janë shpeshtuar gjatë vitit 2021. RTK ka siguruar videon në të cilën shihet një person me armë zjarri në tentativë për grabitje në një argjendari në Prishtinë.
Për herë të parë pas këtij rasti, ka folur për RTK’në pronarja e lokalit.
“Një i mitur dikund në moshën 15 vjecare ka hyrë me dy revole dhe me një thikë, ka dashtur të bëjë grabitje, na ka ofendu ka bërë krisma në tavolinë, ndërkohë ka ardhur fqinji na ka shpëtu sëbashku me bashkëshortin tim”, tha Pranvera Pakashtica, pronare e argjendarisë.
Pakashtica thotë se pas rritjes së rasteve të ngjashme duhet të punojnë më shumë institucionet e vendit. Përveç argjendarëve që kanë qenë cak i grabitjeve, në Mitrovicë para dy ditësh ku mbetur i vdekur pronari i marketi gjatë një tentim grabitje nga dy persona të cilët kishin shtënë në drejtim të tij. E njëri nga pronarët e marketit në prishtinë tha se po ndihen të rrezikuar kohëve të fundit.
“Ne pronarët e marketeve kërkojmë që të rritët më shumë niveli i sigurisë sepse ndihemi të rrezikuar për punën tonë, sepse kohëve të fundit ka raste të grabitjeve sic ndodhi para dy dite në mitrovicë”, tha Kastriot Kaqiu- pronar i marketit.
Njohësi i sigurisë Fatmir Qollaku mendon se ka shumë faktorë të ndryshëm që qojnë në veprime të tilla.
“Nuk mundë të ndalen këto dukuri, faktorët janë të shumtë mundë të jenë edhe faktorët ekonomik, por jo domosdoshmërisht sepse kemi informata ose njohuri e ka si shprehi e ka e përjetojnë si profesion, ka pasur në të kaluaren mundë të ketë edhe të tashmen”, tha Fatmir Qollaku.
Sipas statistikave të Policisë se Kosovës, këtë vit ka rënie të rasteve të grabitjeve, këtë vit deri në muajin nëntor janë shënuar 138 raste të grabitjeve, që nga viti 2018 deri në nëntor të 2021-tës, janë regjistruar 754 raste të kësaj vepre penale.