Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet një vajzë e re që kapet mat në shtratin martesor me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra ka shkaktuar mjaft debate për mënyrën se si ata u sollën me të duke e degjeneruar publikisht.
Pati mjaft prej tyre që dënuan veprimin e familjarëve të bashkëshortit të së resë duke theksuar se filmimi i saj zhveshur dhe publikimi në rrjetet sociale ishte një sjellje e dënueshme, ndërsa të tjera dënuan po ashtu edhe aktin e nuses së shtëpisë, e cila futi të dashurin në shtratin martesor.
Abcnews.al zbuloi detaje të tjera në lidhje me ngjarjen. Mësohet se bashkëshorti i së resë ndodhej prej dy vitesh në Angli dhe se ata ishin martuar kur ajo ishte 17 vjeçe.
Sëfundmi, nusja dhe vjehrra janë përballur në emisionin “Me Zemër të Hapur” duke dhënë secila versionin e saj të ngjarjes.
“Prej tre vitesh jam e martuar. Unë isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen dhe nuk e dija çfarë do të ndodhte më pas. Familja e burrit ma mbushën mendjen dhe babi më thoshtë se ishte familje e mirë. Bashkëshorti im është 30 vjeç. Unë punoja në Togëz dhe kishin një lokal aty. Më panë dhe i pëlqeva. Unë nuk e di se çfarë bën bashkëshorti im në Gjermani. Kemi dy vite e gjysmë bashkë. Ai rrinte një muaj këtu dhe ikte. Nuk kemi shijuar asgjë bashkë. Edhe kur ishte këtu nuk rrinte në shtëpi. Më shumë rrinte në lokal”, tha ajo.
E reja shprehet se vjehrri dhe vjehrra e donin për t’u shërbyer.
“Kur ai nuk ishte këtu unë qendroja me vjehrrin dhe me vjehrrën. Donin që të isha shërbëtorja e tyre. Më fëjuan që unë t’u bëja punët. Unë punoja tokën dhe punoja në shtëpi. Aq fuqi kam. Ne rrinim në një banesë, pallat, unë në kat të dytë, ata në katin e parë. Unë vetëm flija në shtëpinë time”, tha ajo duke theksuar se banesa ishte blerë në emër të vjehrrit.
Pyetje-përgjigje
Në radhë të parë të falënderoj që je pjesë e emisionit..Ti ke versionin tënd… Prej sa vitesh je e martuar?
Prej 3 vitesh.
Je 20 vite?
Po!
Do të thotë se ke qenë 17 vjeçe…Si u bë kjo martesë?
Martesa…isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte më pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte; është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top; është familje e mirë.
Kur thua ‘familjarët’, ata kanë qenë prezent ??
të dy, vjehrri vjehrra që ma mbushën mendjen.
Ku të njihnin ata?
Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi.
Prej sa vitesh jeton në Gjermani?
Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë. /Gazetametro/