Sot në Klinikën e Gjinekologjisë një grua nga Drenasi lindi foshnjën me peshë rreth gjashtë kilogramë e gjysmë.
Ajo tha se i gjithë procesi i lindjes i shkoi mirë.
“Kjo është hera tretë që bëhem nënë dhe po ndihem mirë. Dy fëmijët e tjerë kanë pas peshë më të vogël, njëri 3 kilogram e gjysmë dhe tjetri 4 kilogramë e 300 gramë, ndërsa sot kam lindur fëmijën me peshë 6 kilogram dhe 390 gram”, tha nëna e foshnjës së porsalindur, për Klan Kosova.
Procesi i lindjes së foshnjës është bërë me anë të prerjes cezariane.
Lindja e një foshnje me një peshë të tillë përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.
Ky djalë i lindur dy ditë më parë nga Laureta Paqarizi është nga Drenasi dhe pesha e tij është e pazakontë, madje befasuese edhe për të ëmën.
Mirëpo as për infermieren, Shemsie Ramadani, e cila punon në këtë klinikë ky rast nuk është i zakonshëm.
“Kemi pas lindje deri në 5.5,6 kilogramë mirëpo jo kaq shumë”, ka thënë Ramadani.
Lindja ka ndodhur me prerje cezariane dhe nëna e ka marrë vetën shumë shpejt./Telegrafi
The post FLET GRUAJA QË LINDI SOT FOSHNJËN RRETH 6 KILOGRAMË E GJYSMË appeared first on Dielli News.