Fitore Pacolli e “ndërron” zhurmën e tenxheres, dikur ishte kundër Zajednicës, tani po e pranon si shefi i saj, Kurti

- in Lajme

Depuetetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e njohur për protestat e saj të dikurshme me tenxhere nga ballkoni i penthausit të saj, që dikur e kundërshonte fuqishëm krijimin e Asociaionit të Komunave me shumicë serbe (Zajednica), sot po pajtohet sikur shefi i saj Albin Kurti. 

Pacolli duket se vetëm e ka ndërruar zhurmën e tenxhereve. Ajo ka thënë se Zajednica nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Fitore Pacolli tha për RTV21, se  Serbia po luan rol destruktiv në këtë proces për të dështuar zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve.

‘’Serbia po i ikë marrëveshjes. BE-ja duhe të jetë më rigoroze ndaj Serbisë dhe duhet ta kuptojë se Serbia nuk do të arrijë marrëveshje përfundimtare me Kosovën. Ne kemi kërkuar që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive’’, tha Pacolli.

Takimi i fundit në Bruksel midis kryenegociatorëve nuk pati përparime konkrete në zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve, për shkak se palët kanë qëndrime të ndryshme për themelimine Asociacionit.

Në planin e ri evropian ndër të tjera parashihet themelimi i komunave me shumicë serbe nga Qeveria e Kosovës, ndërsa Serbia duhet ta njoh de-fackto pavarësinë e Kosovës./Demokracia