Fitojnë Drita dhe Prishtina, kështu duket tabela e Superligës së Kosovës

- in Sport

Janë zhvilluar tashmë 28 ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin garues 2020/21.

Me fitoren e sotme ndaj Llapit me rezultat 4-2, Drita konfirmohet edhe njëherë si liderë e tabelës dhe njëkohësisht si kandidati kryesor për ta fituar titullin kampion, shkruan KosovaPress.

Skuadra nga Gjilani deri më tani ka mbledhur 61 pikë dhe ndiqet nga Ballkani me 58, kurse Prishtina është e treta me 57 pikë.

Sa i përket fundit të tabelës, është Besa ajo që e përmbyll renditjen me vetëm 10 pikë në vendin e 10 kurse Arbëria dhe Drenica mbajnë vendet nëntë dhe tetë.

Kjo është renditja e plotë:

Ekipi Pikët

Drita 61

Ballkani 58

Prishtina 57

Gjilani 43

Trepça 89’ 35

Feronikeli 34

Llapi 33

Drenica 30

Arbëria 27

Besa 10/KP