Kantautorja Fifi është alivanosur mbërmjen e së martës në Big Brother VIP.
Teksa po debatonte me opinionisten Balina, ajo filloi të kërkonte largimin me vetë dëshirë nga shtëpia.
Duke debatuar asaj papritur i ra të fikët dhe u rrëzua në dysheme.
Banorët kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmë e parë dhe emisioni është ndërprerë.
Fifi përndryshe është kritikuar shpesh për gjendjen e saj të rënduar emocionale që ka shfaqur brenda shtëpisë së Big Brother VIP. /Telegrafi/