FIFI LANSON KËNGËN E RE “MANIAK I DHIMBJES”

- in ShowBiz

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, është shumë e dashur për audiencën e gjerë.

 

Që në paraqitjen e parë, ajo ka dëshmuar se ka talent, duke grumbulluar me mijëra fansa që e mbështesin.

Kështu, sot (e shtunë) ajo ka befasuar 574 mijë ndjekësit, duke bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.

Fifi kishte ndarë disa sekuenca të projektit në rrjetin social Instagram, ndërsa mori shumë komente pozitive.

“Maniak i  dhimbjes” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Celik Lipa, shkruan Telegrafi.

Projekti mban dy këngë, teksa në klip ajo shfaqet me një mashkull duke u përfaqur, xhirime të cilat i ka bërë Max Production./RTK