Mes Fifi dhe Donaldit lindi një miqësi e mirë brenda “Big Brother VIP”, aq sa kur dolën dyshja i dedikuan tatuazh njëri-tjetrit.
Mirëpo, kjo shoqëri nuk ekziston më, madje Fifi do të ngrejë padi ndaj aktorit të humorit.
Cfarë ndodhi? Mbrëmjen e djeshme startoi emisioni i ri i vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas”.
Në një moment Donaldi ironizoi Fifin, duke kujtuar vendin ku asaj i ra të fikët në “Big Brother VIP” dhe duke i hedhur lule. “Ky është vendi ku ka rënë Fifi”, u shpreh aktori.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Fifi, e cila në një video live është shprehur: Unë kam refuzuar ta shikoj si skenë që kur kam dalë nga “Big Brother” dhe nëse sot e shoh atë lule në tokë, që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po iu them përgatituni me gjyqin. /Kosovarja-ks.com
https://youtu.be/wrYrFpzeBlQ