Këtë të shtunë, familjarët e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, kanë vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë.
Hashim Thaçi e Kadri Veseli, së bashku edhe me Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, gjenden që nga nëntori i vitit 2020, si ish-krerë të UÇK-së të akuzuar si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Nga 3 prilli ka filluar zyrtarisht gjykimi i tyre, i cili deri më tash ka qenë tërësisht jotransparet dhe i mbyllur për publikun./Demokracia