Familja e Faton Hajrizit do të parashtrojë nesër padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministri Albin Kurti dhe dy vartësve të tij në qeveri, Besnik Bislimit dhe Albulena Haxhiut.
Avokati Gent Gjini, i angazhuar nga familja e të vrarit në Serbi, Faton Hajrizi, ka njoftuar se do t’i dorëzojë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore ndaj zyrtarëve publikë që kanë përdorur gjuhë ofenduese dhe urrejtjeje ndaj tij.
“Si avokat i angazhuar nga familja Hajrizi e qe behet fjale per qeshtjen e Faton Hajrizit neser ne pallatin e drejtesise kemi me i dorezu padit dhe kallzimet penale ne Gjykaten Themelore te Prishtines ndaj zyrtareve publik te cilet kane perdorur ofendime dhe gjuhe uryese per Faton Hajrizin me shprehjen si kriminel e pikerisht fjala kriminel na ka shtyer te i procedojm padit per shpifje ofendim ku zevendskryemistri Besnik Bislimi kryeministri po ashtu poashtu deputet si Arber Rexha e poashtu ministresha e drjetesise kane perdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi e pasi qe neser jemi ne Prishtine per me i procedu padit patem deshire qe te jeni prezent si medium me rastin e dorezimit te padive e ku me neve do te jete edhe vellau i Faton Hajrizit Artani dhe kemi deshir qe te deklarohemi ne medium me rastin e dorezimit te padive”, thuhet në deklaratën e avokatit.
Hajrizi ishte arratisur më 6 korrik nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri dhe më 19 korrik të 2024-s ishte vrarë në Lloznicë, në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës.
Trupi i tij është kthyer në Kosovë më 9 gusht, e dy ditë më vonë është varrosur në Klinë të Ulët të Skenderajt./Demokracia