EURO 2020, JA SI DUKET TABELA E GRUPIT A

- in Sport

Kampionati Evropian Euro 2020 në disa prej grupeve veçse e ka mbyllur xhiron e dytë, ku disa kombëtare kanë arritur të sigurojnë edhe kualifikimin për në fazën e eliminatorëve.

Në Grupin A të Euro 2020, Kombëtarja e Italisë veçse e ka siguruar kualifikimin tutje, ku brenda dy xhirove ka arkëtuar pikët e plota, gjithsej gjashtë sosh, kështu duke u pozicionuar në vendin e parë në tabelë përcjell KosovaPress.

Uellsi me fitoren 2:0 kundër Turqisë në ndeshjen e dytë, tani zë vendin e dytë në tabelë, me gjithsej katër pikë, ku në ndeshjen hapëse barazoi me Zvicrën 1:1.

Pozitën e tretë e zë Zvicra me vetëm një pikë të arkëtuar në dy ndeshje, njërën duke barazuar 1:1 me Uellsin, kurse tjetrën duke e humbur 3:0 nga Italia.

Në pozitën e fundit gjendet Turqia me asnjë pikë deri tani.

Grupi A

1.Italia – 6 pikë – Ka siguruar kualifikimin tutje

2.Uellsi – 4 pikë

3.Zvicra – 1 pikë

4.Turqia – 0 pikë/KP