EURO 2020/ ITALIA PREK ÇEREKFINALEN, PRET FITUESIN E NDESHJES BELGJIKË – PORTUGALI

- in Sport

Me shumë vuajtje dhe vështirësi Italia e ka mposhtur Austrinë dhe ka siguruar fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020.

Përkundër dominimit në fushë, skuadra e Roberto Mancinit nuk ia doli që ta thyejë Austrinë brenda 90 minutave të rregullta pasi rezultati ishte 0-0, përcjellë KosovaPress.

Në vazhdimet prej 30 minutave Italia e tregoi klasin duke realizuar dy gola të shpejtë. Fillimisht për 1-0 realizoi Federico Chiesa dhe pastaj edhe Mateo Pessina.

Në pesë minutat e fundit Austria e ngushtoi epërsinë në 2-1 përmes golit të realizuar nga Kalajdzic, por kjo ishte krejt çfarë ata ia dolën të bënin.

Në çerekfinale, Italia do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Belgjikë-Portugali/KP