Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinë, Arben Vitia, ka zgjedhur një formë të re të fushatës së tij për të parin e Prishtinës.
Ai ka zgjedhur që ta përqesh kundërkandidatin e tij nga radhët e LDK-së, Përparim Ramën, përcjell lajmi.net.
Vitia ka imituar Ramën në mënyrën e të folurit për projektin e tij rreth liqenit artificial.
“Do ta rrënojmë Pallatin e Rinisë, do ta rrënojmë stadiumin…”, thotë Vitia në klipin e shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa pastaj qesh me këto fjalë duke imituar Përparim Ramën.
Pas kësaj, Vitia thotë se nuk do të bëj një gjë të tillë.
Kujtojmë se LDK-ja e kishte akuzuar më herët LVV-në për vjedhje të programit nga Përparim Rama. /Lajmi.net/
Video Player