Eskalojnë veteranët: Thirrne Albin k***ën

- in Lajme

Sot është duke u mbajtur protesta e nga Organizata e Veteranëve të Luftës, derisa janë futur edhe në oborrin e Kuvendit ku policia është detyruar të hedh gazlotsjellës, shkruan Gazeta Metro.

Të pakënaqur për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria, veteranët janë dëgjuar duke bërë thirrje nga më të ndryshmet.

Madje ishte njëri nga ta që kërkoi edhe Albin Kurtin, derisa e thirri atë me fjalë ofenduese.

‘’Thirrne Albin ku**ën’’, u dëgjua duke thënë njëri nga protestuesit.

Pas eskalimit të situatës doli deputeti i PDK’së, Hisen Berisha që kërkoi nga anëtarët e kësaj organizate të mos dëmtojnë asgjë, e mos të lëndojnë asnjë polic./gazetametro.net