EROLL SALIHU LARGOHET NGA POZITA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË FFK-SË

- in Sport

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar sot largimin nga detyra të sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu.

Komiteti ekzekutiv e ka liruar nga detyra Salihun, pasi që ishte vetë ky i fundit ai që shprehu dëshirën për t’u larguar, duke e emëruar si drejtor për çështje sportive, këshilltar i lartë ligjor, përcjell KosovaPress.

Salihu falënderoi Komitetin Ekzekutiv dhe presidentin Ademi, dhe tregoi që pas 15 vjetësh në shërbim si sekretar i përgjithshëm dëshiron t’i kthehet çështjeve profesionale sportive dhe ligjore.

Ndryshe, Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv në Komitetin Olimpik të Kosovës ku edhe do të vazhdojë si i tillë./KP