Eni Koçi publikon për herë të parë foto me vajzën e porsalindur

- in ShowBiz

Vetëm pak ditë pasi është bërë nënë, Eni Koçi ka publikuar edhe fotografi me vogëlushen Adea.

Fotot janë realizuar gjatë momentit që Eni dhe vajza e saj kanë lënë spitalin. Përmes një imazhi të ëmbël ku janë shfaqur çifti dorë më dorë me të voglën e tyre konfirmuan se u bënë prindër.

“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj. Jam e bekuar që sot mora emrin më të shejntë, emrin nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që m zbukurove jetën” ka shkruar Eni në mbishkrimin e fotografisë.

Çifti vetëm para pak kohësh postuan në Instagram disa foto ku treguan se ishin lidhur në martesë që në vitin 2019 duke habitur të gjithë.

/GazetaSinjali/