Sinisha Petriq Zenica, vrasësi famëkeq i klanit të Zemunit, i cili dyshohet si pjesëmarrës edhe në masakrën e Dubravës, është ekstraduar në Bosnje nga Spanja
Sinisha Petriq Zenica, i cili dyshohet si pjesëmarrës edhe në masakrën e Dubravës, është ekstraduar në Bosnje nga Spanja.
Siç raporton “Slobodna-bosna”, ndonëse ekstradimi i Petriqit ishte planifikuar që nga janari, megjithatë procedurat e shtynë afatin.
I njëjti dyshohet se ishte prapa grupit që vrau 95 shqiptarë të burgosur në Dubravë mes 22 dhe 24 maj të vitit 1999.
Po ashtu, ai dyshohet për vrasjen në kafenenë “Panda”.
Petriq ishte një vrasës me pagesë i klanit të Zemunit dhe krahu i djathtë i Luka Bojoviqit. Ai është transferuar në burgin e Foçës, ku do ta vuajë pjesën tjetër të dënimit me burg, pasi Gjykata e Qarkut në Banja Llukë mori përsipër vendimet e gjykatave të huaja.
Petriq do të duhet të vuajë atje tri vjet dënim, por supozohet se do të qëndrojë një vit, e “me sjellje të mirë” do të lirohet më pas./Demokracia