Edhe sot në Prishtinë po vazhdon eksperimenti i Përparim Ramës me rrugët njëkahëshe.
Rrugët që zakonisht janë të stërngarkuara nga makinat, sot kanë marrë pamje tjetër.
E nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka publikuar disa fotografi ku ka treguar se këto rrugë nuk po mbeten pa shfrytëzim.
Në njërën prej tyre, janë vendosur disa fusha ping-pongu dhe fëmijët po argëtohen e luajnë aty. Gazetametro