Policia e Kosovës ka zbuluar të dyshuarin për shkaktimin e zjarrit në rrugën “Shaban Shala”, që ndodhi në orët e mëngjesit të 21 korrikut, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se i dyshuari u zbulua përmes disa pamjeve qe i ka siguruar Policia dhe bëhet fjalë për Adisan Jahirin, 24-vjeçar.
Ai po dyshohet se në orët e mëngjesit të së enjtes ka hedhur një sasi të benzinës në rrugën “Shaban Shala” dhe më pas ia ka vënë flakën, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.
Fatmirësisht nga zjarri që u shkaktua atë mëngjes nuk ka persona të lënduar, pasi Zjarrfikësit kishin arritur ta shuanin para se të kaplohej nga flakët ndonjë pjesë më e madhe.
I dyshuari u arrestua gjatë ditës së djeshme dhe u shoqërua në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë për rastin.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe më pas të ndërmerren veprimet e tjera hetimore.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.