Ekskluzive: Ky është i burgosuri që u kap dy muaj pasi u arratis nga burgu i Smrekonicës

- in Lajme

Rreth dy muaj më parë i burgosuri N.H., 33-vjeçar kishte arritur te largohej nga Burgu i Smrekonicës ku vuante dënimin e shqiptuar nga Gjykata. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Nuhi Horurinin.

Ndonëse ishte shpallur në kërkim, ai arriti ta shijojë lirinë nga arratia, deri më datën 09 maj, kur u kap nga Policia e Kosovës në fshatin Biçec të Kaçanikut, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo kapja dhe arrestimi i tij nuk shkoi aq lehtë dhe si rezultat i rezistencës së tij, zyrtarët policorë pësuan lëndime trupore dhe për këtë morën trajtim mjekësor në spital.

Për shkak të sulmit ndaj policëve që morën pjesë në arrestimin e tij, Horuni tashmë ngarkohet edhe me veprën penale të sulmit ndaj personave zyrtarë.

Sipas burimeve të Sinjalit, zyrtarët policorë që u sulmuan janë Halim Shehu, komandant i stacionit policor në Kaçanik dhe zyrtari policor Fisnik Vishi.

Sinjali mëson se me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, ndërkaq pjesa e mbetur e dënimit nuk llogaritet në këtë masë.