Ekskluzive: Bie në prangat e Policisë kufitare i kërkuari për grabitje dhe posedim të drogës

- in Lajme

Policia e Kosovës ka arritur ta prangos sot personin e kërkuar për disa vepra penale. I dyshuari është kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në orët e mbrëmjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për të dyshuarin Adrian Limani, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, si i dyshuar për disa raste.

Limani dyshohet se ka kryer veprat penale “Posedimi i  paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ”Grabitje” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Pas arrestimit, burimet e Sinjalit kanë njoftuar se i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/