Ekonomistët me mendime të ndryshme për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

- in Ekonomi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka dorëzuar në kuvend projektligjin që kërkon mundësimin e tërheqjes së 30%  të të hollave nga Trusti.

Mirëpo, ekspertët e ekonomisë kanë mendime të ndryshme nëse kosovarët duhet të kenë edhe një mundësi për të tërhequr kursimet e tyre.

Sipas Erton Begës, marrja e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale do ta stimulonte edhe më tej rritjen e çmimeve

E ish-dekani i Fakultetit Ekonomik, Musa Limani, thotë se Qeveria duhet ta lejojë shfrytëzimin e një sasie të hollash nga Trusti.

Ndërkohë, sipas Limanit, rimëkëmbja ekonomike do të ishte e mundur nëse ekzekutivi do të merrte kredi.

Mirëpo, sipas tij, jo që të hollat e kësaj huaje të shfrytëzohen për rritjen e pagave.

Erton Bega nga ana tjetër shpjegon se kreditë do të ndihmonin financimin e projekteve kapitale në Kosovë.