Einxhel Shkira tregon se kur do të kthehet në ekran, por ka vetëm me një kusht

- in ShowBiz

Einxhel Shkira është një nga personazhet më të dashura të momentit në showbiz. Prej daljes nga “Big Brother VIP”, ajo zgjon gjithmonë shumë kuriozitet për publikun.

Moderatorja është në pritje të ëmbël dhe kjo bërë që të shkëputej edhe nga ekrani. Mirëpo, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, Einxhel zbuloi se do t’i rikthehet ekranit sezonin e ardhshëm me një projekt televiziv. Por për ta realizuar këtë gjë ka vetëm një kusht, që të mos mbesë përsëri shtatzënë.

Kujtojmë që Einxhel dhe Dj Dagz e nisën lidhjen e tyre të dashurisë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku u njohën dhe tashmë pritet të bëhen prindër për herë të parë.

/GazetaSinjali/