Përzgjedhësi francez, Alain Giresse, ka theksuar se Kosova është gati për këtë ndeshjen me Irlandën e Veriut, por ka shtuar se ka edhe mungesa.
Për shkak të pezullimit të kartonëve mungojnë Arijanet Muriq dhe Fidan Aliti, derisa për shkak të lëndimit i diferencuar nga ekipi ka stërvitur Vedat Muriqi.
“E telasheve me mungesa gjatë seancës së sotme stërvitore iu shtua edhe lëndimi i Edon Zhegrovës”.
“Si rrjedhojë, ai u detyrua ta braktisë stërvitjen dhe të shkojë për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore, pas të cilave do të mësohet nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kosova sot e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së tretë në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut.