EDITA TAHIRI: SERBIA PO SYNON DESTABILIZIMIN E VENDEVE FQINJE

- in Lajme

Në një situatë të tensionuar, në Cetinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

 

Në ceremoninë e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije priftërinjtë kënduan një këngë, në tekstin e së cilës thuhej edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë”.

Në një situatë të tensionuar në Cetinje, policia po përdorte gaz lotsjellës para manastirit ndaj qytetarëve që po protestonin paqësisht.

Lidhur me këtë kanë ardhur edhe reagimet nga politikanët e Kosovës.

Ish-udhëheqësja e Grupit Negociator, Edita Tahiri ka thënë se Serbia po synon destabilizimin e vendeve fqinje dhe se presidenti Aleksandar Vuçiq po merr pjesë në agjendën hegjemoniste të ndërtuar nga Slobodan Millosheviq.

“Nuk ka fund ndërhyrja e Serbisë në vendet fqinje. Akti i sotshëm i agresionit në Mal të Zi përmes Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje, në kryeqytetin e Kishës Ortodokse Malazeze, synon destabilizimin. Aleksandar Vuçiq po merr merr pjesë në agjendën hegjemoniste të Millosheviqit”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

Pak më parë për këtë cështje reagoi edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj me një shkrim në Twitter ku ka thënë se, kjo këngë është bërë nga Rusia dhe se është interpretuar nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi.

“Forcat më të errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po kthehen në Malin e Zi! Kënga për kthimin e ushtrisë serbe u bë nga Rusia dhe u interpretua nga përfaqësuesit e tyre në vend”, ka reaguar Hoxhaj.