Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit.
Rama përmes një postimi në “X” ka përgëzuar dhe mbështetur vendimin për të zbatuar vendimin kushtetues, transmeton Demokracia.com
Ai ka shkruar se e mbështet vendimin, edhe pse të vonuar.
“Unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit”, shkruan ai duke inkurajuar lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët./Demokracia.com/
/Demokracia