Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve pozitive me COVID-19.
Sipas raportit nga 2 mijë e 376 testime të kryera 871 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
341 persona janë shëruar brenda kësaj periudhe derisa numri i rasteve aktive ka shkuar në 3 mijë e 263.
Brenda 24 orëve, 253 persona janë vaksinuar me vakcinën anti-covid.
