Edhe kjo ndodh: Shqiptari godet me shkelma macet dhe i hedh në det, pastaj arrestohet nga policia

- in Lajme

Është arrestuar shqiptari i cili u shfaq në një video duke joshur një mace pranë bregut të detit dhe më pas e goditi me këmbë duke e hedhur në ujë.

Kjo video ka irrituar qytetar në Edipsos të cilët e kanë shpërndare me shpejtësi videon, ndërkohë lidhur me arrestimin e tij ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos.

“Pak më parë policia greke ka arrestuar një person që ka goditur me shkelma dhe ka hedhur në det një kotele”, tha ai në postimin e tij.