Përtej çdo parametri normal e moral të garës politike taborri i përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni të Veriut për kandidatin presidencial Arben Taravari kanë eskaluar në propagandë e linçim – më së buti thënë primitiv – ndaj kandidatit tjetër shqiptar, Bujar Osmani.
Kjo pas sulmit që ndaj Osmanit bëri vetë Qeveria e Kosovës – e që la shije tejet të hidhët në opinionin publik duke ia trasuar rrugën për linçim në një shtet fqinj gjatë fushatës zgjedhore.
Bekim Qoku, Këshilltari i Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë fotografi të ngjitur në Mitrovicë – nga gjoja të rinj mitrovicas – të Bujar Osmanit me Minstrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, në OSBE; organizatë të cilën Osmani e kishte kryesuar për një kohë.
Postimi shijekeq i Qokut:
Të rinjtë nga Mitrovica, nuk mund ta falin tradhëtine e Bujar Osmanit. Plani nga Bujari i kishte të gjitha kërkesat e njëjta që Serbia dhe Vuçiqi i ka pasur për qeverinë e Kosoves. Prandaj Bujari është non-grata në Mitrovicë.
Të fala nga ura e Ibrit, për kandidatin e Lavrovit.
/Demokracia