E tmerrshme: Tre persona e rrahin një të ri në Klinë dhe e fusin me dhunë në furgon (VIDEO)

- in Lajme

Një video shokuese po qarkullon sot në rrjetet sociale ku disa persona ushtrojnë dhunë fizike ndaj një personi. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në Klinë.

Akoma nuk dihet se kur ka ndodhur saktësisht rasti por pamjet janë publikuar sot.

Rasti është akoma i pakonfirmuar nga Policia dhe nuk dihet data e saktë e incidentit.

Megjithatë, Sinjali do të tentojë të marrë një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës nëse janë marrë veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e të dyshuarve.

/GazetaSinjali/