Një ngjarje e tmerrshme është raportuar në Polici dje rreth orës 15:00, ku një vajzë e mitur nga Shtimja dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën, ku 12-vjeçarja nga Shtimja kishte ardhur në Prishtinë për t’u takuar me një person të cilin e kishte njoftuar përmes rrjetit social Snapchat.
I dyshuari i cili ende nuk është identifikuar nga Policia, kishte marrë me veturë të miturën në Stacion të Autobusëve, prej ku ishin larguar në një vend të panjohur për 12-vjeçaren.
Sinjali mëson se i dyshuari kishte filluar ta prekë në vende intime e më pas dyshohet se ka detyruar të miturën që pa dëshirën e saj të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohet personi i dyshuar.
/GazetaSinjali/