Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të sulmit seksual ndaj një të mitureje në Prishtinë, që u raportua nga babai i saj, dje në orët e mbrëmjes.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga denoncimi i babait të viktimës, i cili ka rrëfyer në Polici se kush dyshon se ia sulmoi të bijën seksualisht.
Në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë, babai i të miturës ka deklaruar se vajzën e tij e ka sulmuar seksualisht daja i nënës së saj, i moshës 70-vjeçare, i cili jeton në Gjilan. E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur po ashtu në Gjilan, ku e mitura u përball me familjarin që e sulmoi.
Ky rast i rëndë ka tronditur familjen, për çka edhe u raportua nga Polici. Pas denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe kanë njoftuar të gjitha njësitë policore që të bëhet ndalimi i personit të dyshuar.