E rëndë: Vdekje aksidentale në pyll të fshatit Divlakë, humb jetën 17 vjeçari

- in Lajme

Sot pasdite një i ri ka humbur jetën aksidentalisht në fshatin Divlakë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas informatave të para, i riu ka humbur jetën derisa ishte duke i ndihmuar dajës në prerjen e druve.

Megjithatë ky është informacioni i parë që vjen nga Qendra e Mjekësisë në Komoran, ku edhe mjeku ka konstatuar vdekjen.

Sinjali do t’i konfirmojë informatat edhe nga Policia e Kosovës dhe do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/