E rëndë: S’mundi ta përballojë humbjen e të dashurit që u vetëvra, 23-vjeçarja në Prishtinë tenton t’i japë fund jetës së saj

- in Lajme

Rastet kur personat tentojnë t’i japin fund jetës së tyre për arsye të ndryshme personale nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i fundit ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit në kryeqytet, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas nënës së viktimës, e bija tentoi t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar mbidozë barnash.

Sinjali mëson se motivi që shtyu të renë të bëjë këtë veprim, është humbja e të dashurit të saj, i cili u vetëvra muaj më parë në Gjermani.

Sipas familjarëve, ajo ndodhej në gjendje të rëndë emocionale tash e një kohë.

Ndërkohë stafi shëndetësor ka njoftuar edhe Policinë për rastin, të cilët menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

/GazetaSinjali/