Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Koretishtë të Novobërdës, ku një 27-vjeçar u gjet pa shenja jete. Vdekja e të riut po cilësohet si e dyshimtë dhe Policia tashmë ka nisur hetimet.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u gjet i vdekur është Gzim Orana, i cili sipas informatave të para dyshohet për mbidozë.
I ndjeri bashkë me një familjar të tij, gjatë natës së mbrëmshme dyshohet se kanë konsumuar substanca narkotike.
Lajmi në përditësim…
/GazetaSinjali/