Një rast i rëndë ka ndodhur sot, në Bivolakë të Vushtrrisë, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka vdekur, si pasojë e lëndimeve të rënda, të cilave nuk ka arritur t’iu bëjë ballë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur për Sinjalin se bëhet fjalë për një 74-vjeçar, i cili ka humbur jetën pasi u rrokullis derisa po punonte me traktor në tokën e tij.
Plagët që i pësoi ishin të rënda dhe fatkeqësisht vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, pasi viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në lidhje me rastin, Sinjali mëson se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa ende s’dihet nëse është iniciuar rast nga Prokurori i Shtetit.