E rëndë: 29-vjeçarja nga Prishtina gjendet pa shenja jete në mes të rrugës

- in Lajme

Një 29-vjeçare është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete, sot në rrugën “Holger Petersen”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se pasi viktima u gjet në rrugë, është transferuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.

Burimet e Sinjalit në QKUK kanë bërë të ditur se sipas mjekut kujdestar viktima dyshohet se ka përdorur substanca narkotike ose alkool dhe për momentin është në gjumë.

Sipas mjekut, 29-vjeçarja është abuzuese e substancave narkotike dhe disa herë ka qenë e shtrirë në Emergjencë për shkak të përdorimit të narkotikëve.

/GazetaSinjali/