Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë para mesnatës, në një shtëpi në rrugën “Bekim Berisha” në Drenas, ku një fëmijë 11-vjeçar e ka zënë rryma, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti dyshohet se ka ndodhur derisa fëmija ka qenë duke u pastruar në banjo në momentin kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ky rast ka tronditur familjen, e cila menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe KEDS-in, ku këta të fundit e kanë ndërprerë energjinë në atë pjesë.
Sipas informatave të para, fëmija është jashtë rrezikut për jetë dhe tashmë po trajtohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.
/GazetaSinjali/