Ish-zëdhënësi i UÇK-së, politikani dhe historiani, Jakup Krasniqi është prezantuar si i akuzuar për krime lufte në biografinë zyrtare të tij në uebfaqen e Zyrës së Presidentit.
Pas kësaj, ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa.

“Besoj se bukuria e njeriut rrjedh nga brenda ashtu siç besoj që shpirtin e shëmtuar nuk e zbukuron dot as me stoli, as me intervenime kirurgjike për dobësim e as me rroba firmato.”, ka shkruar Gresa Krasniqi.

Ndryshe Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Jakup Krasniqit./Demokracia