E PORSALINDURA E BRAKTISUR I MBIJETON TË FTOHTIT FALË KËLYSHËVE QË E MBAJTËN NGROHTË

- in Rajoni dhe Bota

Një foshnje e porsalindur e braktisur nga prindërit e saj në Indi, i mbijetoi një nate të ftohtë pasi disa këlyshë e mbajtën ngrohtë.

Vogëlushja u gjet në fshtin Saristal të Lormi në provincën Chhattisgarh të Indisë, e vendosur përkrah këlyshëve, krejtësisht pa lëndime, nga vendasit që e dëgjuan duke qarë, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Mendohet se nëna e këlyshëve fillimisht e ka gjetur foshnjën, e cila ishte e zhveshur dhe ende e kishte të lidhur kordonin e kërthizës, dhe u shtri pranë saj.

Përfaqësuesi lokal Munnalal Patel tha se një grup që po dilte për punët e përditshme kishte gjetur të porsalindurën.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe e transportuan fëmijën në spital në mënyrë që mjekët të ekzaminonin gjendjen e saj./Klan Kosova

It is thought that the puppies' mother initially found the baby - who was naked and still had her umbilical cord attached - and lay down alongside her near the Saristal village of Lormi in India's Chhattisgarh province