E nxiti KQZ-në ta shkelë Kushtetutën, Osmani bëhet sikur nuk e di që KQZ-ja ka caktuar datën për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të veriut

- in Lajme
Kosovo President Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in the capital Pristina, Friday, Sept. 29, 2023. Kosovo police on Friday raided several locations in a Serb-dominated area of the country's north, where weekend violence left one Kosovo police officer and three Serb insurgents dead and further strained relations between Serbia and its former province. (AP Photo/Visar Kryeziu)

“Besoj që shumë shpejt KQZ do të mblidhet për ta miratuar edhe atë që quhet plan operacional, që parasheh datat e të gjitha procedurave tjera, përfshirë edhe kur do të mbahet largimi i kryetarëve”.

Në këtë mënyrë, më 23 shkurt 2024, presidentja Vjosa Osmani e nxiste Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që vetë të merrte vendim në kundërshtim me Kushtetutën për të shpallur datën 21 prill 2024 për mbajtjen e procesit zgjedhor për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, shkruan Demokracia.com.

Ani pse caktimi i një date për proces zgjedhor i takon vetëm Presidentit të Kosovës, Osmani ka refuzuar ta ndërmarrë një vendim të tillë, por deri më tani ajo nuk ka treguar arsyet.

Përgjigjja e presidentes Osmani mund të rrënojë kushtetutshmërinë e rrugës së ndërtuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që me Udhëzim Administrativ të largojë katër kryetarët shqiptarë të zgjedhur në proces zgjedhor plotësisht ligjor.

KQZ-JA CAKTON DATËN, OSMANI NUK PËRSHËNDET AS VENDIMIN

Më 8 mars 2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë të paprecedent ka marrë vendim që të caktojë datën 21 prill 2024, ku qytetarët e komunave të veriut do të deklarohen nëse janë për apo kundër shkarkimit të kryetarit të komunës së tyre.

Pavarësisht faktit se është kontestuar kushtetutshmëria e vendimit të KQZ-së, kori diplomatik i akredituar në Kosovë në kor e kanë mbështetur atë.

Por, deri më tani, njeriu që nxiste KQZ-në të marrë një vendim të tillë, pa mbështetje në Kushtetutën e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, nuk ka bërë asnjë reagim që nga 8 marsi.

Presidentja Osmani ka zgjedhur të fshehet dhe të mos shfaqet në publik, ku do të mund të ballafaqohej me pyetjet e gazetarëve, së pari, për arsyen e refuzimit për të caktuar ajo datën e këtij procesi të votimit dhe së dyti, a është në përputhje me Kushetutën vendimi i KQZ-së?

Presidentja Osmani ka refuzuar të marrë përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore për të caktuar datën e votimit ku qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës do të votonin nëse janë për apo kundër largimit të kryetarëve aktualë.

Të gjithë përgjegjësinë ajo e ka hedhur tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, një institucion që nuk është i ngarkuar për të caktuar datë zgedhjesh apo votimesh, por vetëm për të organizuar zgjedhje.

Sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Zgjedhjet Lokale, i vetmi autoritet në Republikën e Kosovës që shpallë datën e zgjedhjeve është Presidenti i Republikës së Kosovës.

Në nenin 84 (3) të Kushtetutës së Kosovës thuhet se “Presidenti i Republikës shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë të tij”, kurse në nenin 4 (1) të Ligjit për Zgjedhjet Lokale thuhet se “Pas konsultimit me partitë politike, Kryetari i Kosovës cakton dhe shpall datën e zgjedhjeve lokale”. /Demokracia.com/