Një e moshuar me mbulesë është duke i prirë marshit të Krenarisë që po zhvillohet me moton e sivjetmë “Edhe n’shtet edhe n’familje” në Prishtinë.
Marshi ka nisur nga sheshi “Skënderbeu” deri tek katedralja Shën Nëna Tereza, ndërsa nga ora 13:00 do të ketë edhe një koncert ku do performojnë bende të ndryshme dhe këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, Tuna.
Ky event po mbahet për herë të 6-të në Kosovë ndërsa po marrin pjesë figura të njohura si ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, shefja e deputeteve te VV, Mimoza Kusari, ish presidentja Atihfete Jahjaga, deputet e ministra e personalitete te tjera.