E mbani mend vajzën që këndonte me Getoarin? Ja si duket ajo tash

- in ShowBiz

Me siguri të gjithë e mbani mend këngën hit të vitit 2005 “Ai është i trent” i cili erdhi në bashkëpunim mes Tingullit Trent dhe këngëtares Fatime Kosumi.

Sot ajo ka ndryshuar shumë që nga pamja brune dhe deri te muzika që bën.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Fatimja tregoi se jeton në Berlin, ku ushtron edhe këngën. Ajo madje rrëfeu edhe një histori që i kishte ndodhur në një parukeri në Kosovë.

“Hip-hopi nuk është bota jem primare, në aspektin artistik ku unë mund ti jap asaj. Disa artista e dinë menjëherë se çfarë është gjuha e tyre muzikore, kështu ndodhi edhe me mua. Mua nuk më vjen keq kur ma kujtojnë këtë këngën. Është fakt që ka qenë kënga ime më e suksesshme.

Mua më ka gëzuar tepër ky projekt. Më vjen me qesh. Para 1 viti në Kosovë isha te parukieri dhe më tha kur qesha këta dhëmbë po i njoh, mos je ti ajo me Tingullin Trent. Edhe i thashë që jam unë”.