Ambra Muji ishte një nga banoret e realityshow – “Big Brother Albania” të edicionit së nëntë, ndërsa u dallua për bukurinë e saj dhe veçantinë e kaçurrelave biondë.
Edhe pse mori menjëherë famë nga pjesëmarrja në këtë program, Ambra vendosi që pas daljes nga shtëpia të tërhiqej nga gjithë ajo vëmendje.
Vitet e fundit nuk është folur për të, por ja sa ka ndryshuar ajo për pesë vite që nga paraqitja e saj në këtë format.
Siç e shihni, Ambra është bërë brune dhe me këtë ‘look’ vazhdon të jetë po njësoj e bukur.
Ndryshe nga personazhet e tjerë të “Big Brother” që përfituan nga fama, Ambra nuk numëron shumë ndjekës në rrjete sociale, megjithatë vazhdon modelingun duke bërë sete fotografike.