E kërkonte Barcelona prej kohësh, sulmuesi mund të përfundojë te Juventusi

- in Sport

Sulmuesi i Lyon, Memphis Depay është subjekt i interesimit nga ana e Juventusit, raporton “Tuttosport”.

Kampionët italianë po shikojnë gjithashtu për huazimin e sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik, i cili aktualisht është në objektivat e Marsejës për ta freskuar skuadrën në merkaton e verës, përcjell KosovaPress.

Depay, i cili ishte i lidhur shumë me Barcelonën verën e kaluar, ka shënuar 15 gola në 27 paraqitje në të gjitha garat për Lyonin në këtë sezon, por e ardhmja e tij mbetet ende e pa qartë..KosovaPress