E kanë fshehur gjithë kohës, mbretëresha Elizabeth dhe Kate vuajnë të dyja nga ky problem shëndetësor

- in Kuriozitete

Edhe pse mbretëresha Elizabeth gëzon shëndet të plotë dhe vijon të drejtojë monarkinë në moshën 96-vjeçare, natyra dhe ligjet e jetës nuk ‘’kursejnë’’ askënd dhe do të duhet t’i lërë vendin një tjetër mbretëreshe në familje.

Në qoftë se i referohem renditjes së pretendentëve për të zëvendësuar mbretëreshën, më i afërti në fron është princi Charles, mirëpo për shkak të moshës është William ai që do të marrë gjithë detyrat e gjyshes së tij. Dhe sigurisht që në krah të tij qëndron Kate, e cila me shumë gjasë do të trashëgojë po ashtu për shumë kohë fronin.

Ndërsa dukesha e Cambridge përgatitet për të qenë një monarke dinjitoze dhe zëvendësojë paraardhësen e saj, duket se rastësia ka bërë që si ajo dhe mbretëresha Elizabeth përveç lidhjeve familjare, të ndajnë edhe një sëmundje të përbashkët.

Sipas tabloideve britanike, mamaja e tre fëmijëve dhe numri një i familjes mbretërore vuajnë nga kinetoza. Po çfarë është sëmundja në fjalë? Kinetoza është një çrregullim neurologjik i cili shfaqet sa herë që udhëton me makinë, tren, avion ose mjete të tjera të transportit. Shoqërohet me të vjella, dhimbje koke, rritje të presionit të gjakut, djersitje e pakontrolluar dhe këputje të përgjithshme. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një sëmundje të pashërueshme, por është një shqetësim i cili ka ndikuar ndjeshëm si në jetën e Elizabeth-ës dhe atë të Kate.